Ferizaj

Kryetari Svarqa viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj për të uruar festën e Kurban Bajramit

By FerizajPress

September 01, 2017

Kryetari Svarqa viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj për të uruar festën e Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Ferizajt me rastin e festës së Kurban Bajramit ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj për të shprehur urimet e përzemërta krerëve të këtij institucioni. I pari Ferizajt gjatë kësaj vizite u shoqërua nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Faruk Guri dhe nga disa drejtorë të qeverisë komunale. Në urimin e tij kryetari Svarqa shprehu dëshirat më të mira që të punohet bashkërisht në të gjitha fushat për ndërtimin e një shteti sa më të fuqishëm. “ Ashtu siç i kemi bërë traditë takimet me rastin e festave fetare edhe sot jemi në bashkësinë Islame të Ferizajt ku u pritëm nga krerët e këtij insitucioni , me të cilët u uruam së bashku për këtrë festë që simbilizon sakrificën , solidaritetin dhe paqen. Ne përmes këtij urimi drejtuar Bashkësisë Islame dëshirojmë që t’i urojmë edhe të gjithë qytetarët e Fertizajt edhe nga këtu me dëshirën që të punojmë bashkë sa më shumë në të mirën e të tjerëve siç është mësimi fetar i cili nuk dallon nga mësimi laik dhe ai shkencor , po ashtu shfaqëm nevojat për sa më shumë humanizëm , sakrificë, kultivimin e ndjenjës së dashurisë, tolerancës në mënyrë që të punojmë për ditë më të mira . Prosperiteti e perspektiva na duhen më shumë se kurrë andaj lutemi që e nesërmja të na gjejë më të bashkuar e më të lumtur” tha kryetari Svrqa në urimin e tij.