Ferizaj

Kryetari Svarqa vizitoi selinë e kishës katolike për Pashkë

By FerizajPress

April 16, 2017

Për ta uruar komunitetin katolik për festën e Pashkës, kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me stafin e tij, qëndroi sot në selinë e kishës katolike në Ferizaj. Ai u prit nga don Mikel Sopi, zyrtar i lartë i Ipeshkvisë së Kosovës. Kryetari Svarqa uroi që festa e madhe e Pashkës të jetë edhe një motiv shtesë për t’u afruar me njëri-tjetrin, për të festuar e gëzuar së bashku dhe për të rritur ndjenjën e solidaritetit midis besimtarëve. Ndërkaq don Mikel Sopi, duke falënderuar për vizitën, tha se duke qenë së bashku në festa e në gëzime, ndihemi më më mirë, më të afërt, më miqësorë dhe më dashamirës ndaj njëri-tjetrit. Me këtë rast u përçuan mesazhe paqeje e bashkëjetese.