Ferizaj

Kryetari Svarqa vizitoi familjen Mehmeti e cila pësoi këto ditë nga një helmim masiv

By FerizajPress

August 04, 2017

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa bashkë me këshilltarin e lartë të Ministrit të Shëndetsisë Gëzim Kokollarin , ka vizituar sot familjen Mehmeti në fshatin Bibaj të Ferizajt e cila ka pësuar këto ditë nga një helmim masiv në një aheng familjar. Ai me këtë rast u shpreh i gëzuar që shumica e anëtarëve të kësja familjeje tashmë janë liruar nga spitali duke u dëshiruar shërim dhe mëkëmbje të shpejtë. “ Ne jemi informuar këto ditë për rastin e helmimit me ushqim që ka ndodhur në familejn Mehemti dhe kemi shpreh keqardhjen tonë por tash morëm informacionet se shëndeti i tyre po përmirsohet dhe se vetëm 2 anëtarë të familjes ende po kurohen në spital. Fati i mirë kësaj radhe ishte që kjo ngjarje ka kaluar pa pasoja tragjike ,kurse ne zotohemi që do të shtojmë masat përmes inspektorëve të ushqimit e sanitarë për kontroll sa më të mirë të ushiqmeve që konsumojmë” ka thënë kryetari Svarqa duke apeluar edhe tek popullata që të kenë kujdes më afatet e ushqimeve dhe prejardhjen e tyre. Ndërkaq edhe këshillatri i Ministrit të Shëndetsisë Imet Rrahmani , Gëzim Kokollari u dëshiroi shërim të shpejtë anëtarëve të familjes Mehmeti. “Fillimisht gëzohemi që ngjarja nuk kishte pasoja më të mëdha ndërsa shpresoj që të prekurit e kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ne si Minsitri jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me popullatën kur ata e shohin të nevojshme rreth kontrollit të ushqimeve “ tha këshilltari Kokollari. Para disa ditësh rreth 50 anëtarë të familjes Mehmeti nga fshtai Bibaj u detyruan që të kërkojnë ndihmën mjekësore e disa edhe të shtrihen në spital nga një helmim përmes ushqimit gjatë një ahengu familjar.