Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori komunal i arsimit, Muhamet Halili, qëndruan sot në dy shkolla, për të parë nga afër kushtet e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë. Ata porositën nxënësit dhe arsimtarët që të shtojnë përpjekjet për rezultate më të mira në mësim.
Në shkollën “Jeronim de Rada”, zëvendësdrejtorja Ilire Avdyli, bëri të ditur se gjysmëvjetori i dytë ka filluar me ambiente të pastra e të ngrohura dhe pa mungesa nga ana e nxënësve dhe arsimtarëve. Ndërsa kryetari Svarqa, qëndroi në një klasë, për t’ua uruar nxënësve dhe arsimtarëve fillimin e mbarë të gjysmëvjetorit të dytë. Ai inkurajoi nxënësit dhe mësimdhënësit që të përpiqen më shumë për ngritjen e cilësisë në mësime, si dhe të kenë kujdes që të mos mungojnë nga shkolla, pa arsye.