Ferizaj

Svarqa takon grupin e LMT-së nga KFOR-i amerikan

By FerizajPress

December 15, 2017

 

Ferizaj.15.12.2017. Grupi Ndërlidhës i LMT-së nga forcat e KFOR-it amerikan ka zhvilluar sot një takim me kryetarin aktual të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Gjatë këtij takimi janë shkëmbyer informacione për zhvillimet e përgjithshme në komunën e Ferizajt dhe më gjerë. Jordan Rof komandante e LMT-ve për Ferizaj ka falënderuar kryetarin Svarqa për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur me komunën e Ferizajt gjatë mandatit të tij. U tha se situata e sigurisë mbetet e qetë në përgjithsi në rajonin e Ferizajt pa ndonjë shqetësim të caktuar. Ndërkaq në fund të takimit u shkëmbyen dhurata nga të dyja palët si shenjë kujtimi e mirëbashkëpunimi gjatë veprimtarisë së tyre këtu.