Ferizaj

Kryetari Svarqa takoi banorët e fshatit Bablak

By FerizajPress

July 31, 2017

Kryetari Svarqa takoi banorët e fshatit BablakKryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka zhilluar një takim me banorët e fshatit Bablak me kërkesë të vetë banorëve të këtij lokakliteti. Në mesin e të pranishmëve në këtë takim ishte edhe një numër i konsiderueshëm mërgimtarëve të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë. Banorët e fshatit Bablak diskutuan bashkë me kryetarin e komunës ,mënyrat më të lehta për rritjen e bashkëpunimit me qeverinë lokale. Pa ashtu banorët paraqitën disa nevoja infrastrukturore të cilat kërkojnë zgjidhje dhe probleme të tjera me të cilat ballafaqohen ata. Kryetari Svarqa me këtë rast u zotua se do të angazhohet për zgjidhjen e këtyre nevojave dhe do të jetë në shërbim të secilës kërkesë që kanë banorët e Bablakut. “Ne po takojmë qytetarët nga shumë lokalitete dhe jemi të interesuar që të marrim mendimin e secilit prej jush për të diksutuar hallet e problemet e vendbanimeve të ndryshme . Angazhimi ynë do të jetë në favor të zgjidhjes së këtyre nevojave prandaj do të jetë më e lehtë nëse bashkëpunojmë sa më mirë deri në arritjen e rezultateve sa më të mira” u ka thënë kryetari Svarqa banorëve të fshatit Bablak. Gjatë takimit me banorët e fshatit Bablak edhe bashkëatëdhetarët shfaqën mendimet e tyre pozitive për zhvillimet që po shohin në Ferizaj, duke potencuar se se për çdo vit ndryshimet janë të mëdha dhe të prekshme për ta lehtësuar jetën këtu. Kryetari Svarqa edhe gjatë ditëve në vijim do të ketë takime të shumta me qytetarë për evidentimin , hulumtimin dhe caktimin e prioriteteve e problemeve që presin zgjidhje. Ai në emër të qeverisë lokale fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë ngushtë me komunën dhe të marrin pjesë në këto takime për të qenë sa më vendimmarrës për jetën dhe mirëqenien në mjediset e ndryshme ku jetojnë.