Ferizaj

Kryetari Svarqa takohet me veteranin e UÇK-së Niels Henrik Hooge

By FerizajPress

November 22, 2016

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa ka zhvilluar një takim tejet të rëndësishëm me veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Niels Henrik Hooge. Takimi i Svarqës me Hooge vjen pas Samitit të Diasporës në Tiranë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga 40 shtete të botës dhe takimit të Hooges me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Këto ditë, Niels Henrik Hooge, po qëndron në Ferizaj, ku u kthye pas 16 vitesh. Gjatë takimit kryetari Svarqa dhe Hooge kanë shkëmbyer ide edhe të bashkëpunimit.