Ferizaj

Kryetari Svarqa takohet me përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës

By FerizajPress

February 07, 2017

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, të martën ka pritur në një takim përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës.

Temë e diskutimit ishte mbështetja në zhvillimin lokal në Kosovës, nga Zyra e Bashkimit Evropian, ku ka lansuar projektin për “Vlerësimin e nevojave të Komunave të Kosovës për zhvillimin rajonal dhe zhvillimit të biznesit”, projekt ky që do të zbatohet nga Koncersiumi “Altair” dhe të financuar nga Bashkimi Evropian. Me këtë rast kryetari Svarqa, këta ta fundit i ka njoftuar në mënyrë detaje lidhur me zhvillimet e fundit që ka ndodhur në qytetin tonë, ndërkaq ka specifikuar edhe nevojat që ka komuna jonë.