Ferizaj

Kryetari Svarqa takohet me klubet e bodybuildingut

By FerizajPress

April 20, 2017

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e kulturës, rinisë dhe sportit Naim Feratin, të enjten ka pritur në një takim klubet e bodybuildingut “Pit bull gym”,klubin “Roni”, “Kristal gym” dhe “Olimpia”.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se ndjehet tepër i kënaqur që gjendet ne mesin e tyre, duke uruar këta të fundit edhe për sukseset e shumta që kanë arritur. Ai tha se Komuna e Ferizajt, këtë sport do ta përkrah në vazhdimësi, duke e konsideruar si njërin ndër sportet jo edhe shumë të lehtë, por edhe i kushtueshëm.

E këta sportistë u shprehen tejet mirënjohës ndaj kryetarit Svarqa për pritjen e bërë duke theksuar se do të sjellin suksese të vazhdueshme në qytetin e Ferizajt.

Në fund të këtij takimi këto klube janë nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, në shenjë respekti për rezultatet e arritura në këtë sport.