Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të premte ka pritur në një takim lamtumirës, përfaqësuesit e LMT-së së KFOR-it amerikan të cilët përfunduan mandatin e tyre.
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar këta të fundit për bashkëpunimin që ka pasur deri më sot, duke theksuar së bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me tutje me ushtarët e rinj të LMT-së.
Ai po ashtu ka thënë se Komuna jonë gjithnjë do të jetë mirënjohjes për KFOR-in, për shkak të asaj se ka punësuar edhe një numër të madh të ferizajasve në kampin ushtarak Bonstill. Edhe drejtues të LMT-së falënderuan kryetarin e komunës për bashkëpunimin e deritanishëm. Thanë së bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund të takimin u shkëmbyen edhe dhurata në mes kryetarit dhe drejtuesve të LMT-së.