Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa pati kënaqësinë të pres sot përfaqësuesit e shkollës së futbollit “Dinamo” nga Ferizaj dhe futbollistët e rinjë të këtij klubi të cilët u treguan mjaft të suksesshëm në një turne ndërkombëtar të mbajtur së fundi në Poloni.
Kryetari Svarqa shprehu gëzimin e tij me sukseset e arritura nga gjeneratat e reja, ndërsa u zotua se komuna në vazhdimësi do të përkrah iniciativat dhe projektet e sportistëve të rinjë.