Ferizaj

Kryetari Svarqa, priti në një takim producentin e njohur Toni Tuklan si dhe reperin e njohur Princ Amaho

By FerizajPress

May 31, 2016

I pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të martë ka pritur në një takim producentin e njohur Toni Tuklan si dhe reperin e njohur Princ Amaho.

Me këtë rast këta dy këngëtarë janë shprehur jashtëzakonisht të lumtur me pritjen e bërë nga kryetari Svarqa, ndërkaq kanë theksuar se takime të këtij lloji do të ketë edhe në të ardhmen. Producenti Toni Tuklan si dhe reperi i njohur Princ Amaho po qëndrojnë në Ferizaj, për të organizuar një turne i cili pritet të mbahet rreth datës 15 korrik se bashku me ferizajasin i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Lulzim Shehu.