Ferizaj

Kryetari Svarqa priti Arlind Bajramin

By FerizajPress

April 18, 2017

Nëntoger Arlind Bajrami nga komuna e Ferizajt, i cili javën e kaluar përfundoi me sukses trajnimin 15-muajsh në Akademinë Mbretërore të Anglisë, u prit sot nga kryetari i komunës, Muharrem Svarqa për ta përgëzuar për suksesin e arritur.

“Ne ndihemi krenarë që një bashkëvendës yni arrin të përfaqësojë denjësisht vendin tonë në një akademi kaq të njohur. Prandaj, dua t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj suksese të mëtejme”, uroi kryetari Svarqa.