Ferizaj

Kryetari Svarqa premton rregullimin e një busti për dëshmorin Cen Dugolli

By FerizajPress

August 16, 2017

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, ka pritur sot në një takim të përzemërt tre fëmijët e dëshmorit të kombit Cen Dugolli të cilët prej vitesh jetojnë në Francë.

Ai në kuadër të takimeve të shpeshta që ka pasur këto ditë me mërgimtarët e shumë ferizajas i ka njoftuar edhe fëmijët e dëshmorit Dugolli me zhvillimet në Ferizaj dhe persektivën e të rinjëve këtu , ndërsa u njoh edhe me jetën e familjes Dugolli në Francë , shkollimin dhe mirëqenien e tyre. Fëmijët e dëshmorit Cen Dugolli paraqitën para kreut të komunës një dëshirë të kahmotshme që të rregullojnë një bust për të nderuar e përkujtuar veprën e babait të tyre. Ata thanë se kanë dëshirë që vitin e ardhshëm në 20 vjetorin e rënies së tij ta kenë të gatshëm edhe bustin . Ndërkaq kryetari Svarqa u premtoi se do t’i fillojë procedurat që ky bust do të rregullohet sapo të caktohet vendi i përshtatshëm për vendosjen e tij. “Sot kam kënaqësinë të dëgjoj përvoja dhe angazhime nga më të mirat që keni ju në vendin ku jetoni, ndërsa u dëshiroj edhe shumë suksese të mëtutjeshme. Bustin për dëshmorin Cen Dugolli , babain tuaj do ta rregullojmë ashtu siç i ka hije veprës heroike të tij, vetëm duhet të pajtohemi për vendin e vendosjes. Dëshmorët e lirisë përjetsisht meritojnë respektin dhe përkuljen tone, prandaj gjithmonë do të mundohemi që familjet e tyre të gëzojnë përkrahje institucionale në të gjitha rastet” tha kryetari Svarqa gjatë këtij takimi. E nga ana tjetër fëmijët e dëshmorit Cen Dugolli falënderuan kryetari Svarqa për këtë mikpritje duke e ftuar atë dhe strukturat komunale nesër në homazhet që do të organizohen për të përkujtuar 17 vjetorin e rënies së tij. Familja Dugolli dhe organizatat e dala nga lufta kanë ftuar po ashtu edhe të gjithë qytetarët ferizajas që të marrin pjesë në këto homazhe që do të organizohen nesër në orën 10 tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve.