Ferizaj

Kryetari Svarqa, nisë takimet konsultative me qytetarët për buxhetin e vitit 2017

By FerizajPress

August 03, 2016

Kryetari i Ferizajt,Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtorët e Drejtorive komunale ka nisur të mërkurën pasadite turrin e takimeve konsultative me qytetarët për buxhetin e vitit 2017.

Takimet e para janë mbajtur në Shkolën Fillore “Ahmet Hoxha” dhe “Astrit Bytyqi”, ndërsa janë vlerësuar si të një rëndësie të veçantë ngase përmes tyre identifikohen nevojat dhe problemet që kanë banorët e këtyre dy lokaliteteve. Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, fillimisht u ka thënë qytetarëve se këto takime janë të parapara konform rekomandimeve që vijnë nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës dhe se përbëjnë kriter kur janë në pyetje diskutimet që bëhen për buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Gjatë vitit 2017 do të kemi një buxhet prej 26 milion e 485960 eurove, prej të cilit 22 milion viejnë nga granti qeveritar ndërsa 4 4859060 nga të hyrat vetanake, që është një kontribut i drejtëpërdrejt i përmbushjes së arkës së komunës nga qytetarët përmes pagesave të ndryshme”, ka thënë Svarqa Për më tepër, kryetari Svarqa, ka shprehur disa rezerva kur është në pyetje shpërndarja e buxhetit, duke thënë se nuk janë përfshirë kërkesat e adresuar për rritje e kërkesave për kategorinë e mallarve dhe shërbimeve dhe komunalive.

“Ne kemi bërë investime të shumta për komunali,ndërkaq këtu jo vetëm nuk kemi rritje, por një kufizim që do të jetë një shtrengim për qeverisjen komunale për ta realizuar programin qeverisës, përmes pagesës të obligimeve të komunës ndaj operatorëve të tretë”, ka thënë Svarqa.

Madje ai ka shtuar se shtrëngesa të tilla do të ketë edhe sa u përketë subvencioneve, duke përmendur një rënje prej 30 mijë eurove, por ulje sipas tij do të ketë edhe në pozicionin e pagave në sektorin e arsimit, që kanë ardhur si rezultat i zvoglimit të numrit të nxënësve. Edhe përkundër kësaj, i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se do të gjinden kompromise brenda harmonizimit të këtyre kategorive të shpenzimeve brenda buxhetit për vitin e ardhshëm.

“Ne, nuk kemi kërkuar që të kemi mbi 8 milion euro investime kapitale sepse kemi bërë investime të mëdha kapitale dhe kemi qenë përfitues të këtyre investimeve nga Qeveria e Kosovës, kështu që kemi konsideruar që me rritjen e mallrave dhe shërbimeve dhe me rritjen e subvencioneve ta ulim shkallen e investimeve kapitale.Megjithë këtë, kemi investime kapitale ma shumë se sa kemi planifikuar, kjo është një mundësi e mirë që ju të evidentoni prioritetet e vendbanineve tuaja dhe të parashtroni kërkesat se cilat do të ishin nevojat e lokalitetev që përfaqësoni ju në këtë debat”u ka thënë Svarqa, banorëve të këtyre dy lagjeve.

Edhe drejtoresha për Financa dhe Buxhet, Lirije Syla, i ka njoftuar qytetarët, për projektin e buxhetit për vitin 2017 duke u ndalur kryesisht tek projeksionet buxhetore që lidhen m einvestimet e komunës në shumë fusha. Më pastaj, qytetarët kanë adresuar kërkesat e tyre që kryesisht kishin të bënin me investimet në infrastrukturë, si në kanalizime, rrugë, infrastrukturë shkollore, transport, projekte sportive, parkingje etj.

Duke iu referuar kërkesave të qytetarëve kryetari Svarqa, edhe njëherë ka ripërseritur se komuna e Ferizajt është përkushtuar që t’i zgjedhë problemet e tyre, ngase sipas tij, këto debate janë në funksion të hulumtimit të nevojave që kanë qytetarët.

Mësohet se takimet konsultative nesër do të mbahen në duke filluar nga ora 18:00, në Greme në shkollën fillore ,,Jeta e Re” ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik me banorët e këtyre fshatrave: Greme , Gackë, Varosh, Doganaj, Zaskok dhe Rakaj. Ndërsa nga ora 20:00 takimet do të mbahet në Manastirc ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik me banorët e këtyre fshatrave: Balaj, Pleshinë, Nerodime e Ultë dhe e Epërme.