Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, i ka shprehur sot ngëshëllime familjes Idrizi, për ndarjen nga jeta të arsimtarit dhe gazetarit Skënder Idrizi. Në telegram thuhet:
“E nderuar familje Idrizi, Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e të dashurit tuaj, mikut tonë të çmuar, arsimtarit dhe gazetarit veteran, z. Skënder Idrizi. Veprimtarinë e z. Skënder Idrizi e kemi ndier të gjithë ne ferizajasit që e kemi njohur, por mbi të gjitha e kemi ndier mirësinë, konstruktivitetin dhe qasjen pozitive ndaj jetës e ndaj punës. Prandaj, besoj thellësisht se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë me jetën dhe meveprën e vet. Shpreh bindjen se kujtimi për Skënder Idrizin do të jetojë gjatë, ndërsa familjes dhe të gjithë atyre që ndiejnë dhembje për humbjen e tij, iu shpreh ngushëllimet më të thella”.