Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka vizituar sot familjen Zeqiri në Ferizaj të cilës i janë djegur mbrëmë dy shtëpi nga një zjarr i furishëm . Ai është solidarizuar më humbjet materiale që kanë pësuar këto familje, por ka thënë se është lajm i mirë fakti që nuk ka humbje në njerëz këtu. Kryetari Svarqa me këtë rast ka ofruar ndihmën institucionale për të dy familjet duke ua paguar qiranë deri në rregullimin e shtëpive të tyre.