Ferizaj

Kryetari Svarqa dhe ipeshkvi Gjergji biseduan për çështje humanitare

By FerizajPress

January 14, 2017

Imzot Dodë Gjergji dhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, janë takuar në selinë e Ipeshkvisë së Kosovës, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim konkretizimin e ndihmës humanitare për popullatën e Ferizajt.

Pas takimit, kryetari Svarqa tha se është biseduar për mundësinë e ofrimit të hapësirave të reja nga Komuna e Ferizajt për nevojat e ngritjes së një qendreje kulturore nga kisha katolike, si dhe për mundësitë e konkretizimit të ndihmave humanitare nga fondacioni “Dom Lucian Avgustini”.