Ferizaj

Kryetari Svarqa anëtarësohet në tifozerinë “Dardanët”

By FerizajPress

March 23, 2017

Një grup i tifozëve të Kosovës, të njohur si “Dardanët”, ia dorëzuan sot kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa kartelën e anëtarit të kësaj tifozerie.

Kryetari Svarqa u shpreh i gëzuar për këtë nder, pasi është simpatizues i flaktë i sporteve. Ai falënderoi tifozët dhe u premtoi mbështetje e solidarizim, për të ndjekur ndeshjet sportive, sidomos ato me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.