Lideri i së majtës Obrador zgjedhjet i ka fituar në korrik, ndërsa do të betohet në dhjetor. Për t’i zvogëluar shpenzimet, ka premtuar se do ta shesë aeroplanin luksoz Boeing 787 Dreamliner
Kryetari i zgjedhur i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador nuk heq dorë nga ideja e shitjes së aeroplanit presidencial madje as pasi që ka kaluar tri orë duke pritur fluturimin komercial bashkë me udhëtarët tjerë.
Sipas BBC-së, fluturimi i tij nga shteti jugor i Meksikës Oaxace deri në Mexico City ka qenë i shtyrë për shkak të shiut të madh, transmeton gazetametronet.
– Nuk dua të shkoj me aeroplanin presidencial. Vërtet do të ishte e trupshme të kënaqem në fluturim luksoz, deri sa gjithkah rreth meje është në varfëri. Nuk do të ndryshoj mendje, arrogancës po i vije fundi, asnjë politikani i cili sillet me arrogancë nuk do t’i zgjasë”, ka porositur ai nga ulësja në klasën ekonomike të vgijës së rregullt ajrore.
Lideri i së majtës Obrador zgjedhjet i ka fituar në korrik, ndërsa do të betohet në dhjetor. Për t’i zvogëluar shpenzimet, ka premtuar se do ta shesë aeroplanin luksoz Boeing 787 Dreamliner me vlerë gati 220 milionë dollarë, i cili i është dorëzuar kryetarit të deritashëm Felipe Calderon.
Obrador ka thënë se pallatin presidencial do ta shndërrojë në qendër kulturore dhe të jetojë në një hapësirë më modeste. Ka premtuar edhe se do ta zvogëlojë pagën dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit.