Lajme

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri 470 mijë euro tender për bashkë-partiakun

By FerizajPress

August 22, 2016

Kryetari i Komunës së Pejës nga LDK-ja, Gazmend Muhaxhiri, ka favorizuar kompaninë e bashkë-partiaku të tij, duke ia dhënë një tender në vlerë prej gjysmë milioni euro.

Bëhet fjalë për kompaninë “Art-com” që është në pronësi të Isa Selimajt, e që ky i fundit është biri i Brahim Selimajt, që ishte kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit nacionale, raporton Indeksonline.

Muhaxhiri ka shpërblyer me tender 470 mijë euro kompaninë “Art-com” që në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve figuron në emër të Isa Selimajt.

Kompania “Art-com” merret me nxjerrjen e gurit dekorativ dhe të ndërtimit, gurit gëlqeror, gjipsit, shkumësit dhe rrasave.

Ndërsa gjatë renovimit të çarshisë në hyrje është vendosur si punë kryerës kompania “Elsa Group”, që është pronë Brahim Selimajt.

Mirëpo ‘Elsa Group” në ARBK thuhet se i është anuluar certifikata e TVSH-së.

Muhaxhiri dhe Selimaj janë kujdesur mirë që të jenë në rregull para ligji, në mënyrë që të mos kenë probleme gjatë procedurave të prokurimit.