Ferizaj

Kryetari i Këshillit të Prindërve: Mësuesit e kanë obligative të vaksinohen

By FerizajPress

July 27, 2021

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, ka thënë se statistikat e mësimdhënësve që janë vaksinuar janë shqetësuese.

Ai thotë se mësuesit e kanë obligim të vaksinohen meqë kanë kontakt direkt me fëmijët, të cilët mund të bartin infeksionin.

“Mbyllja e shkollave ka ardhur si rezultat i rrezikut të infektimit të mësimdhënësve, jo të fëmijëve. Për shkak se fatbardhësisht në Kosovë s’kemi pasur një asnjë rast me fatalitet të nxënësve. Ne i kemi mbyllë shkollat për shkak të mësuesve”.

“Dhe çka është obligative, mësimdhënësit duhet të kryejnë procesin e vaksinimit, sepse janë shërbyes publikë dhe ata gjatë shërbimit të tyre me fëmijët tanë, ka mundësi që t’i infektojnë nxënësit dhe ata t’i bartin infeksionet në familje të ndryshme”.

Reshiti ka thënë se për një muaj fillon procesi mësimor dhe se më s’duhet të ketë arsye për t’u mbyllur shkollat apo reduktuar mësimi.

“Ne i kemi përkrahur vazhdimisht që mësimdhënësve me iu dhënë mundësia që kategoria e mësimdhënësve që me marrë vaksinën për të mos qenë të rrezikuar dhe të fillojë procesi normal i mësimit. Atëherë ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për me marrë vaksinën. Tash pse ka hezitim? Pse nuk dëshirohet të merret vaksina?”.

Reshiti ka thënë se s’duhet rënë pre e teorive konspirative që, sipas tij, po shprehen në protestat kundër vaksinave në vendet e tjera të botës./klankosova