Sport

Kryetari i Federatës së Italisë ia bën bajat De Biasit

By FerizajPress

October 11, 2016

“Goditja” erdhi pas “kërcënimit” që ky i fundit i bëri Italisë për vendin e dytë në Grupin G për eliminatoret e Botërorit 2018.

“Ne do të shkojmë të luajmë në Shqipëri me dëshirën për të fituar, si përherë. Do të bëjmë të pamundurën që De Biasi ta ketë gabim”, deklaroi drejtuesi i futbollit italian gjatë një aktiviteti të zhvilluar të hënën.

Ja si ishte deklarata e De Biasit për Sportmediaset

“Nëse do të isha në vend të Italisë, do të mundohesha të arrija në atë sfidë me vendin e dytë në xhep. Përndryshe do të shqetësohesha për ta, pasi do të luajmë në shtëpi dhe do të hedhim gjithçka që kemi në fushë. Ne sigurisht që garojmë në ndjekje të Italisë, është e qartë që kanë diçka më shumë se ne, por nëse nuk do të provoja ta arrija atë, do të lija që tani bankinën”, deklaroi De Biasi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.