Ferizaj

Kryetari i Cedar Falls, Robert Green vizitoi shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj

By FerizajPress

May 25, 2023

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të vizitës së tij në Ferizaj, Kryetari i Komunës së Cedar Falls në IOWA-ShBA, shoqëruar nga drejtori i arsimit, Afrim Llabjani, drejtorja e kulturës, Xhemile Shabani dhe drejtori i urbanizmit, Arbër Bytyqi, vizituan shkollën fillore “Tefik Çanga” ku u pritën nga drejtuesit e shkollës, prirë nga drejtori Ali Luzha.

Në këtë vizitë, shkollarët kishin përgatitur një program të pasur kulturor-artistik për mysafirin, gjersa drejtuesit e shkollës i ndanë dhurata mysafirit.

Kryetari Green u shpreh i mahnitur me pritjen e sotme, duke falënderuar organizatorët për këtë ngjarje.