“Berlini, qyteti i një Evrope të ndarë, qyteti i një Evropë të lirë, nuk mund të qëndrojë i heshtur kur një vend planifikon të ndërtojë një mur të ri”, deklaroi kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller.
“Ne berlinezët e kuptojmë më shumë se kushdo se sa vuajtje mund të shkaktohet nga ndarja e një kontinenti me tela me gjemba dhe çimento”, tha ai.
Deklarata Muellerit erdhi dy ditë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e menjëhershëm të një muri në kufirin jugor për t’iu kundërvënë imigracionit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton atsh.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Berlin u nda në një pjesë perëndimore dhe lindore nga Muri i Berlinit, nga viti 1961 deri në vitin 1989.
“I bëj thirrje presidentit amerikan. Kini parasysh paraardhësin tuaj Ronald Reagan. Mbani mend fjalët e tij ‘Rrëzojeni këtë mur!’ Dhe për këtë arsye unë ju them, i nderuar zoti president, mos e ndërtoni këtë mur!”, tha Mueller.