Ka përfunduar ndeshja në Mitrovicë, skuadra ferizajase ka arritur një fitore të madhe me rezultat 1:2.
Me këtë fitore skuadra ferizajase është afër arritjes së objektivit – mbetjes në Superligë pa barazh.
Deri në fund të këtij sezoni janë edhe dy ndeshje, ndërsa mbetjen në Superligë e sigurojnë edhe matematikisht nëse arrijnë vetëm 1 fitore në këto dy ndeshjet e fundit, ndaj KEK-ut në udhëtim dhe Gjilanit si vendas.
Vazhdon forma e jashtëzakonshme e klubit ferizajas, gjithashtu edhe lojë të bukur, angazhim dhe rezultate shumë pozitive. Golashënues sot ishin Dardan Çerkini (1) dhe Ermal Krasniqi (1).
Kësajë fitore i është gëzuar edhe kryetari i klubit Mustafë Grainca
“Zemrën mal na e bëtë!.Faleminderit djelmosha, faleminderit Bilbil Sokoli!. Urime Ferizaj! FITORE E MADHE!” ka shkruar Grainca.