Ferizaj

Kryetari Aliu uron qytetarët me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë

By FerizajPress

February 16, 2020

Ngado dëgjojmë zërin e heronjve, kudo frymon liria që sollën çlirimtarët. Kosova natyrshëm fitoi pavarësinë, pas përpjekjes shekullore me gjak dëshmorësh e penë dijetarësh, lumë lotësh e vuajtjesh që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta bërë ëndrrën e Republikës, realitet.

Lavdi e nderim heronjve, dëshmorëve e martirëve përgjatë gjithë historisë, që patën një ëndërr, të jetojnë për lirinë edhe nëse humbasin gjithçka.

Bashkëqytetarë, urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë! Paçim ditë të bardha për shtetin e mbarë shoqërinë!