Shkollarët nesër nisin vitin e ri shkollor. Dikush nën ethet e njohjeve të reja shoqërore e të tjerët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në klasën e parë.
Të gjithëve i uroj që të arrijnë rezultate maksimale në mësime. Ndërsa prindërit dhe institucionet kanë obligimin që fëmijët t’i mbajnë larg dukurive negative, me përkujdesje e përkushtim të shtuar prindëror dhe hapa konkret institucional.
Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Fat për të gjithë ju!