Ferizaj

Kryetari Aliu takoi drejtuesit e megamarketeve e marketeve, pritet të ndihmohen qindra familje në nevojë në Ferizaj

By FerizajPress

March 23, 2020

Solidariteti i biznesve është vlera dalluese e Ferizajt. Edhe sot kur vendi po përballet me pandeminë e virusit COVID-19, të varfërit, është synimi që të ndihmohen.

Drejtues e përfaqësues të megamarketeve e marketeve që operojnë në Ferizaj u pritën sot nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu ku i shprehën gatishmërinë e vullnetin që bashkërisht të ndihmojnë me pako ushqimore e higjienike qindra familje në nevojë. Ata njoftuan gjithashtu se kanë marr të gjitha masat mbrojtëse në marketet e tyre siç është pajisja e punonjësve me maska, doreza dhe respektimin strikt të distancës mes njëri-tjetrit duke shenjëzuar edhe sjelljen e qytetarëve që frekuentojnë këto markete për të kryer furnizimet.

Ditëve në vijim, do të shpërndahen ndihma për qindra familje në nevojë bazuar në listën e familjeve në nevojë, që do të bëhen nga kompetentët e mirëqenies sociale si dhe deklarimit të numrit të familjeve që do të mbështesin këto biznese.