Kryetarini Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori Afrim Llabjani ka pritur në një takim drejtues ushtarak e civil të Kampit Ushtarak “Bondsteel”. Në këtë takim janë diskutuar tema të shumta sa i përket edhe çështjes së sigurisë e shumë çështje të tjera më rëndësi për qytetarët ferizajas.
“Sot, bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, pritëm drejtues ushtarak e civil të Kampit Ushtarak “Bondsteel”, ku po strehohen shtetas afganë, me të cilët diskutuam gjendjen e përgjithshme të sigurisë në rrafshin lokal, gjendjen epidemiologjike e vaksinimin në vend si dhe shprehëm gatishmërinë tonë që të kontribuojmë me programe arsimimi për fëmijët afganë të strehuar në kamp”, është shprehur Aliu,