Ferizaj

Kryetari Aliu propozon që e diela të jetë ditë pushimi

By FerizajPress

February 14, 2020

Mbrojtja e klasës punëtore, pjesë e industrisë prodhuese, tregtare e shërbyese në Ferizaj, ka marr vëmendjen e qeverisjes lokale.

Për këtë ekzekutivi komunal i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka propozuar që në seancën e Kuvendit të Komunës, këtë muaj,pikë të veçantë të rendit të ditës që është aprovimi i Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës të veprimtarive afariste dhe të tjera në Ferizaj, për të cilën ekzekutivi komunal ka bindjen se do të gjej mbështetjen e plotë të anëtarëve të Kuvendit si masë kryesore në mbrojtje të punëtorëve në sektorin privat. http://ferizajpress.com/me-unitet-te-plote-bizneset-u-dakorduan-qe-e-diela-dhe-festat-zyrtare-te-jene-dite-pushimi/?

Me unitet të plotë, bizneset u dakorduan që e diela dhe festat zyrtare të jenë ditë pushimi