Ferizaj

Kryetari Aliu priti zv.ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Lorena Haxhiu, vazhdohet shkëmbimi i nxënësve nga Kosova dhe Shqipëria

By FerizajPress

February 27, 2020

Në mesditë, në zyrën e tij, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me nënkryetarin Naim Ferati dhe drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, pritën në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit e Rinisë së Shqipërisë, znj. Lorena Haxhiu.

Temë diskutimi ishte mundësia e shkëmbimit të përvojave në nivelin lokal mes dy vendeve, rrjetëzimi me qëllim mundësimin e vazhdimit të shkëmbimit të nxënësve dhe bashkimin e të rinjve shqiptarë, vizitave të dyanshme mësimore si dhe fuqizimi e intensifikimi i komunikimit mes institucioneve lokale ndërshtetërore në planin arsimor.

Kryetari Aliu pasi njoftoi me të arriturat në këtë fushë të qeverisë lokale, falënderoi zv.ministren Haxhiu për ofrimin e bashkëpunimit me dobi të dyanshme.