Ferizaj

Kryetari Aliu priti në takim koordinatorin e TIKA-s, Cihan Dinçer, pritet realizim i shumë projekteve

By FerizajPress

December 08, 2021

Kryetari  Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim  koordinatorin e Agjencisë Turke TIKA, Cihan Dinçer me bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Aliu, pas takimit ka paralajmëruar  se Ferizajn e presin shume projekte  kreative, të efektshme në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

“Ferizajn e presin shumë projekte kreative, të efektshme në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, me idetë që kemi synim t’i realizojmë bashkërisht me Agjencinë Turke TIKA, koordinatorin e së cilës, z. Cihan Dinçer, prita sot, bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

Projekte për mirëmbajtjen e qytetit, makineri e vegla pune për bujqit e fermerët, investim në furnizime kabinetesh të shkencave ekzakte për shkollat, pajisje e objekte kapitale shëndetësore, janë disa nga pikat e diskutimit, që presim t’i konkretizojmë së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi e nisjen e punëve menjëherë, për t’i sjellë ferizajasve investime të reja.

Falënderova Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe përmes tyre edhe Qeverinë e Turqisë, që me projekte të ndryshme po ndihmon Ferizajn në agjendën e tij zhvillimore” ka shkruar kryetari Agim Aliu