Ferizaj

Kryetari Aliu priti Kampionët e Kosovës në Volejboll të KV “Ferizaj”

By FerizajPress

July 21, 2020

Sporti lokal, sivjet shënoi arritje të shumta kulminante duke sjellë shumë kupa në qytetin tonë. Kështu edhe ditë më parë, Klubi i Volejbollit “Ferizaj”, për herë të parë, u shpall Kampion i Kosovës në Volejboll. E për t’i uruar kampionët, në zyrën e tij i priti sot, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtorja e Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe drejtori komunal, Arbër Bytyqi.

Falënderues për mbështetjen u shprehën edhe drejtuesit e përfaqësuesit e KV “Ferizaj”, përkatësisht kryetari i Klubit, Valon Xhafaj, kryetrajneri Arlind Ibrahimi dhe kapiteni i Klubit, Butrint Bytyqi. Ata thanë se përpjekjet e tyre nuk do të rreshtin të lartësojnë ngjyrat e sportit ferizajas jo vetëm në arenën kombëtare por edhe jashtë saj.

Në anën tjetër, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se ky klub shkroi historinë, që për herë të parë në historinë e klubit, mori Kupën e Kosovës në Volejboll. Ai shtoi se mbështetja për këtë klub e klube të tjera të suksesshme nga institucionet lokale do të vazhdoj.