Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, në një konferencë për medie ka prezantuar partnerët e koalicionit dhe ekipin e kabinetit te tij, me të cilin do te qeverisë Ferizajn në katër vitet e ardhshme.Me këtë rast Aliu ka thënë se kabineti qeverisës i tij , përbëhet edhe nga përfaqësues të subjekteve tjera me të cilët është pajtuar që të zbatohet programi qeverisës për katër vitet e ardhshme.Në ekipin qeverisës përveç drejtorëve nga radhët e PDK-së janë përfshirë edhe përfaqësues nga AAK, Nisma Socialdemokrate si dhe Iniciativa Qytetare “Ne Mundemi”.Këta janë drejtorët e kabinetit të ri të kryetarit Aliu.Lulzim Aliu ( nënkryetar i Komunës -PDKAfrim Llabjani (Drejtor i Arsimit)-PDKSebahate Ajeti-Sadiku (Drejtor për Buxhet dhe Financa)-PDKSabri Murseli (Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër)-PDKBurim Bajrami (Drejtor i Bujqësisë)-PDKArbër Bytyqi (Drejtor i Urbanizmit )-PDKKemajl Emini (Drejtor për Shëndetësisë)- PDKMeriton Hajdini(Drejtor i Infrastrukturës)-PDKBesnik Berisha (Drejtor i Administratës)-Nisma SocialdemokrateArben Halili (Drejtor i Shërbimeve Publike)-AAKXhemile Murati (Drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport)- AAKBalton Dërguti (Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim)-Ne MundemiAlbion Sherifi ( Shef i Kabinetit të Kryetarit)Selim Marevci(Zëdhënës i Komunës)