Kryetari i Komunës së Ferizajt, përmes këtij telegrami i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të familjes Emini, për ndarjen nga jeta të veprimtarit atdhetar, Ramadan Emini.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të vëllait të Heroinës së Kosovës, sypatremburës Hyrë Emini, veprimtarit atdhetar Ramadan Emini. Familja Emini i dha Kosovës Heroinën Hyrë Emini, e sot na pikëlloi lajmi që parakohshëm e mori vdekja edhe vëllain e saj, Ramadan Emini. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të afërmve” tha mes tjerash në telegramin e ngushëllimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu