Ferizaj

Kryetari Aliu mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”.

By FerizajPress

December 22, 2017

Ferizaj.22.12.2017. Sot në Bibaj të Ferizajt u mbajt ceremonia e inaugurimit të segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”. Në këtë ngjarje ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga niveli qendror dhe lokal mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu.

Ky projekt padyshim është i rëndësishëm edhe për Komunën e Ferizajt, përshkak lidhjes së saj dhe investimit në rritjen e mundësisë për rrugë tregtare edhe me vendet tjera në rajon, përkatësisht me Maqedoninë.