Ferizaj

Kryetari Aliu mbështet kampanjën “Do të doja të”

By FerizajPress

January 26, 2018

Ferizaj.26.01.2018. Kryetari Aliu gjatë ditës së sotme në zyrën e tij ka pritur përfaqësuesit e grupit iniciues të kampanjës “Do të doja të”, iniciativë kjo e ndërmarrë nga të rinj ferizajas, të cilët kanë hedhur në treg bluzën me mbishkrimin e fushatës e që nga shitja e saj, fondet e grumbulluara do të përdoren për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta.

Me këtë rast kryetari Aliu gjatë këtij takimi është shprehur “Sot në zyrën time prita grupin iniciues të kampanjës “Do të doja të”, vullneti i të cilëve më impresionoi dhe më inkurajoi për t’i mbështetur në kauzën e tyre për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta. Ata kanë hedhur në treg bluzën me mbishkrimin e fushatës. Fondet që grumbullohen nga shitja e tyre do të shërbejnë për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta. Është mision fisnik bartja e kujdesit social ndaj kësaj kategorie nga të rinjtë. Të rinjtë ferizajas gjithmonë kanë dhënë shembullin e iniciativave dhe organizimeve të mirëfillta. Duke i përgëzuar grupin iniciues për angazhimin, inkurajoj gjithë qytetarët që ta mbështesin këtë iniciativë”.

Kjo iniciativë është ndërmarr nga ky grup në këtë përbërje:

1. Simoneta Bajrami 2. Blerton Jakupi 3. Andi Ademi 4. Kaltrina Elezi 5. Leona Jahiri

Iniciativat e tilla janë dëshmia më e mirë e angazhimit të të rinjve në kauza të rëndësishme sociale.