Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) ka zgjedhur problemin dhe që nga nesër fillojnë përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit (Superligës së Kosovës) në hendboll. Pas shumë problemeve të mëdha që kishin gjatë stinorit vjeshtor, klubi me renome tani e tutje do të jetë në rrugën e duhur me zgjedhjen kryetar të ri të Ahmet Hysenaj-Petrova, që rikthehet pas një kohe. Petrova ka pasur takimin e parë me lojtarë, një atmosferë e bukur sportive dhe e ndërsjellët. Petrova foli gjer e gjatë me lojtarë dhe plane që ka si kryetar i ri. Ai njofton që nesër do të fillojnë përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Përgatitjet do të mbahen në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.