Kryetari Agim Aliu, sot ka mirëpritur klubin futbollistik FC Kastrioti nga Gjermania, klub ky i përbërë nga futbollist shqiptarë të cilët jetojnë në Gjermani.
Kryetari i klubit FC Kastrioti, Bekim Beqiri u shpreh falënderues për pritjen dhe tregoi më shumë rreth themelimit të klubit.
“Ndihemi shumë mirë që pas disa vitesh jemi në Ferizaj si klub. Është hera e parë që jemi si ekip komplet në një lojë miqësore. Në këtë klub shumica e lojtarëve janë nga Ferizaj, klub ky që është formuar në vitin 1993. Jemi një klub i madh ku përfaqësohen të gjitha grupmoshat” ka thënë kryetari i klubit FC Kastrioti, Bekim Beqiri.
Ndërsa kryetari Agim Aliu tha se ndihet krenarë dhe i kënaqur që këta djem po përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Gjermani në mënyrën më të mirë.
Aliutha se kjo është mënyra më e mirë që me anë të suksesit të këtyre djemve dhe shumë bashkatdhetarëve të tjerë të depërtojmë në botë.
“Një moment i veçantë ishte sot, takimi me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani, e që nga viti 1993, kanë themeluar klubin e futbollit FC “Kastrioti”, duke mbajtur njëkohësisht turneun me pjesëmarrjen më të madhe të shqiptarëve atje, me emrin e Dëshmorit të Kombit, Zejnullah Zejna. Krenar me sukseset e ferizajasve e talentin e të rinjve shqiptarë në futboll, që me punën e tyre, shpejt do të ngjisin majat e futbollit evropian. Bashkë me drejtoren e Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe Kryetarin e Klubit të Futbollit “Ferizaj”, Lulzim Abazi, hodhëm sot, një hap drejt bashkëpunimit e shkëmbimeve mes dy klubeve të ferizajasve, për të marr më të mirën nga njëri-tjetri” ka thënë Aliu.