Lajme

Kryetarë në Kosovë, profiterë edhe në Serbi

By FerizajPress

January 10, 2017

I kanë të punësuar familjarët në Serbi, kanë familjarë të punësuar edhe në Komunat ku punojnë vetë, vetura luksoze. Kështu dukën formularët e pasurisë të kryetarëve serbë që udhëheqin me Komunat me shumicë serbe, të cilat dolën nga decentralizimi.

Sipas formularëve që ata kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, një pjesë e kryetarëve serb kanë deklaruar se kanë para të mbajtura edhe në institucionet financiare në Serbi.

Kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviç është i obliguar që të punojë sipas ligjeve të Kosovës, por ka rënë ndesh me Ligjin për parandalimin e konflikt të interesit. Kjo pasi ai realizon të hyra edhe nga Serbia, shkruan lajmi.net.

Si kryetar i Komunës ka deklaruar se ka të hyra vjetore në vlerë prej 13 mijë eurove. Po, ka deklaruar edhe të hyra tjera vjetore në vlerë prej 15 mijë eurove, nga  paga që e merr në J.P.EPS, e cila ka të bëjë me Elektrodistribucionin në Beograd. Ushtrimi i dy posteve, sipas Ligjeve të Kosovës përbënë konflikt të interesit. Po ashtu e ka deklaruar edhe pagën vjetore të bashkëshortes e cila punon në Ministrinë e Arsimit në Beograd. Vlera vjetore e pagës është deklaruar 10 mijë euro. Ka deklaruar edhe pagat e dy fëmijëve, njëri i cili punon në Serbi ka të hyra vjetore 15 mijë euro, dhe tjetri që punon në  Bon të Gjermanisë ka të hyra vjetore 22 mijë euro.

Para të gatshme të tijat të mbajtura në bankë ka deklaruar që i ka 150 mijë euro.

Ka deklaruar dy shtëpi, njëra 300 m2 e përfituar në vitin 1990 më vlerë prej 180 mijë euro dhe tjetra 200m2 e përfituat në vitin 1995 në vlerë prej 300 mijë euro. Ka një shtëpizë në shpatin turistikë të Serbisë  Vrnacka Banje. Vlera e shtëpizës në këtë qytete turistikë është paraqitur 32 mijë euro, e cila është përfituar së fundmi. Po ashtu ka deklaruar edhe një parcelë në vlerë prej 13 mijë e 500 eurove.

Edhe Srboljub Mitic, Kryetari i Komunës së Graçanicës ka të hyra personale nga Serbia.

Rreth 8 mijë euro e ka deklaruar pagën vjetore që e merr si kryetar i Komunës. Ka deklaruar edhe të hyra që merr nga Serbia, në vlerë prej rreth 1080 euro në muaj. Ka deklaruar të hyrat e djalit i cili është i punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës, paga e mujore e të cilit është rreth 700 euro. Po ashtu ka deklaruar edhe pensionet e prindërve.

Ka një banesë 25 m2, në vlerë prej 29 mijë euro, një shtëpi në vlerë prej 80 mijë eurove, 5 hektarë tokë në vlerë prej 200 mijë eurove, dhe një parcelë tjetër të veçantë 3 ari, në vlerë prej  30 mijë eurove. Ka deklaruar dy vetura që janë blerë në vitin 2014, njëra e bashkëshortes dhe tjera e tije. Të dyja janë në vlerë rreth 15 mijë euro.

Mitic gruan afër vetës

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, ka tri banesa në emër të prindit dhe një parcelë tokë 9.5 ari në vlerë prej 350 mijë eurove.  Banesat janë në vlerë prej 95 mijë eurove. Posedon një veturë në vlerë prej 10 mijë eurove. I ka 50 mijë euro para të gatshme në bankë, të cilat janë në emrin e prindit. Pagën si kryetar komunë e ka deklaruar në vlerë prej 1237 eurove. Po ashtu, ka deklaruar se në Komunën me të cilën udhëheqë i punon edhe bashkëshortja, paga e të cilës është 600 euro neto. Po ashtu ka deklaruar edhe pensionet e dy prindërve që janë në vlerë prej 500 eurove në muaj.

Pasuri të majme të paluajtshme ka edhe kryetari i Ranillukut, Gradimir Mikic.

Ka deklaruar, një apartament në emrin e bashkëshortes në vlerë prej 50 mijë eurove. Dy shtëpi në emrin e vetë, njëra në vlerë prej 200 mijë eurove, dhe tjera në vlerë prej 10 mijë eurove.  Ka edhe një lokalë me sipërfaqe prej 60 m2, në vlerë prej 20 mijë eurove. Veturën e ka deklaruar në vlerë prej 10 mijë euro. Nuk ka deklaruar para në bankë, pos pagës vjetorë si kryetarë i Komunës të cilën e ka 15,832.51 euro.

Nikolic me veturë të 80 mijë eurove

Bratislav Nikolic, kryetarë i Komunës së Shtërpcës posedon një super veturë, por që ka marrë edhe kredi për ta blerë atë. Veturë është e tipit  Land Rover e blerë së fundmi në vlerë prej 80 mijë eurove, të cilën e ka blerë në vitin 2015. Po ashtu, ka deklaruar se ka kredi në vlerë prej 55 mijë eurove të cilat i ka marrë për ta blerë veturën.

Para të mbajtura në bankat e Shtërpcës ka deklaruar se ka 32 mijë euro, ndërsa të mbajtura në Beograd ka deklaruar rreth 1 milion dinarë. Ka vetëm një burim të të hyrave vjetore si kryetarë komunë me 13 mijë e 300 euro të realizuara në vit. Si pasuri të pa luajtshme e ka deklaruar një apartament 90 m2, në vlerë prej  50 mijë eurove.

Kryetari i Parteshit, Dragan Nikolic bashkëshorten e ka të punësuar në Beograd, paga e të cilës është në vërë prej 67,000.00. Ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 20 mijë eurove, të madhësisë 150 m2, po ashtu ka deklaruar edhe një fushë në hapësirë prej 1100 m2, vlera e të cilës nuk është shënuar. Para të gashte në bankë ka deklaruar vetëm 1 mijë euro. Pagën si kryetar i komunës e ka në vlerë mujore prej 1180 eurove. Po ashtu ka deklaruar pensionet e dy prindërve që i marrin nga Republika e Kosovës në vlerë prej 75 eurove.

Zoran Todiç i Leposaviqit, ka shënuar se është duke e ndërtuar një shtëpi të cilën e ka nisur në vitin 2015. Vlerën ia ka caktuar 30 mijë euro. E ka deklaruar një kopshte 700 m2 në vlerë prej 2 mijë eurove, dhe një parcelë tokë 498 m2 në vlerë prej 12 mijë e 500 euro. Para të gatshme të mbajtura në bankë ka deklaruar 1500 euro. Ka një kredi për ndërtimin e shtëpisë me afat të kthimit prej 6 viteve në vlerë prej 15 mijë eurove. Po ashtu e ka deklaruar edhe pagën e kryetarit, ndryshe nga e kryetarëve tjerë është deklaruar shumë më e vogël, në vlerë vjetore prej 7 mijë eurove.

Kryetar i Komunës së Zveçanit, Vucina Jankovic, nga e tërë pasuria e luajtshme dhe e pa luajtshme ka të deklaruar vetëm një shtëpi 74 metër katror në vlerë prej 40 mijë eurove. Para të gatshme ka në vlerë prej 12 mijë e 960 eurove, e që po në këtë shumë i ka deklaruar edhe të ardhurat vjetore si kryetar i Komunës. /Lajmi.net

 

 

 

.