Ferizaj

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi mbajti takimin e fundvitit me anëtarët e Kuvendit të Komunës

By FerizajPress

December 30, 2020

Përveç urimit për një vit më të mirë, më të begatshëm e me më pak sfida se viti që po e lëmë pas, ndau edhe Librin e Vendimeve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt 2018-2019, dokument zyrtar ky i cili dëshmon transparencë të qeverisjes së mirë.

“Kjo legjislaturë ka marrë vendime të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Ferizajt, vendime të cilat i kemi përkrahur bashkërisht dhe po lënë gjurmë në historinë e Ferizajt”, theksoi Gashi Bytyçi.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Kristina Gashi-Bytyçi, ka falënderuar  të pranishmit për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve, Drejtorët e Drejtorive të Komunës dhe posaçërisht  Kryetarin e Komunës  se Ferizajt Agim Aliun për propozimet e tij.