Ferizaj

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt dhe drejtori morën iniciativë që t’u dalin në ndihmë kategorisë së personave me Down Syndrome të komunës sonë

By FerizajPress

September 16, 2019

Kryesuesja e KK-së, Kristina Gashi Bytyçi me drejtorin e spitalit të Ferizajt, z.Jeton Zeqiri diskutuan për sfidat të cilat ballafaqohen prindërit e fëmijëve me Down Syndrome të komunës sonë.

U dakorduan që tash e tutje të gjitha shërbimet t’i marrin në spitalin e Ferizajt, ato të Pediatrisë, Kardiologjisë, Endokrinologjisë, Oftamologjisë, Otorinolaringologjisë etj.

Faleminderit drejtorit të Spitalit për bashkëpunimin e padiskutueshëm të kësaj iniciative.

Tash më kjo kategori do të ketë trajtimin maksimal në aspektin shëndetësor

.