Ferizaj

Kryesuesja e Kuvendit në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar

By FerizajPress

December 03, 2018

Sot u mbajtë tryeza e diskutimit për të shënuar Ditën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuar, ku pata nderin të kem një fjalë rasti, për të ofruar mbështetjen e institucioneve komunale. Komuna e Ferizajt, Kryetari i Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu dhe unë si Kryesuese e Kuvendit të Komunës, do të përkrahim në vazhdimësi projekte të cilat janë jetike për mirëqenien e personave me nevoja të veqanta. Komuna e Ferizajt është e para në rajon, ku bashkarisht me drejtorët e drejtorive komunale dhe me anëtarët e Kuvendit të Komunës ka hartuar Draft-Strategjinë komunale për PAK, e cila pritet të aprovohet në seancën e radhës për tu finalizuar si dokument zyrtar. Poashtu, në seancën e fundit me propozim të kryetarit, kemi ndarë një parcel për objektin i cili do të shërbejë për rehabilitimin e personave me nevoja të veqanta.