Ferizaj

Kryesuesja e KK-së Kristina Gashi Bytyçi dekoron pemën e Vitit të Ri bashkë me fëmijët me nevoja të veçanta

By FerizajPress

December 24, 2020

Kryesuesja e KK-së Kristina Gashi Bytyçi dekoron pemën e Vitit të Ri bashkë me fëmijët me nevoja të veçanta nga Qendra e Kujdesit Ditor “Pema”.

Kryesuesja e KK-së Kristina Gashi Bytyçi, mbështet aktivitetin i cili ka për qëllim mbështetjen e të gjithë femijëve me nevoja të veçanta dhe përgatitjen për festat e fundvitit duke dekoruar pemën e Vitit të Ri së bashku me ta.

“Faleminderit stafit për angazhimin dhe respekt për prindërit që kushtojnë secilin moment për fëmijët e tyre dhe janë modeli më i mirë në shoqëri”, theksoi Kryesuesja znj.Bytyçi me urimet më të mira për vitin 2021.