Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot takimin e radhës ku pritet që të caktohet seanca e re.
Në seancën e re, për datën e së cilës do të vendoset nga anëtarët e Kryesisë, janë paraparë 11 pika të rendit të ditës.
Në seancë pritet që të shqyrtohet dy projektligjeve si dhe të shqyrtohen tri raporte, ai i Radio Televizionit të Kosovës, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.