Lajme

Kryesia e Kuvendit sërish fillon mbledhjen, merr pjesë edhe opozita

By FerizajPress

August 10, 2016

Ka filluar të mbahet sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pas ndërprerjes për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës, ndërsa edhe opozita po merr pjesë, me përjashtim të Vetëvendosjes.

Nga radhët e AAK-së në mbledhje i pranishëm është Pal Lekaj, ndërsa nga Nisma për Kosovën është Valdete Bajrami.

Por gazetarët kanë vendosur t’i bojkotojnë punimet e mbledhjes për shkak se siç thonë në mbledhjen e parë nuk i kanë lejuar të marrin pamje dhe të jenë të pranishëm.

Gazin lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë e hodhi Glauk Konjufca.