Prishtinë, 19 janar 2017 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ofroi ndihma në pako me artikuj të ndryshëm ushqimor, higjienik si dhe veshmbathje për 100 familje nga 25 euro në vlerë prej 2.790 euro në fushatën në ndihmë të familjeve të izoluara nga kushtet atmosferike në veri të Shqipërisë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës iu ka bashkangjitur kësaj fushate të Komunitetit Shqiptar Mysliman e cila do të vazhdojë deri më 21.01.2017. Ky është një mesazh i ndihmës, përkrahjes dhe solidaritetit, sepse ne si popull vazhdimisht kemi qenë zemërhapur. Me këtë ndihmë synojmë që sado pak tua zbusim dhembjen dhe t’ua lehtësojmë gjendjen këtyre banorëve të cilëve po ju mungojnë edhe kushtet elementare për jetë. Kryesia e BIRK-së edhe herëve tjera është solidarizuar me popullatën e kësaj ane.