Lajme

Kryesia e BDI-së mblidhet për të vendosur për koalicionin

By FerizajPress

January 29, 2017

Ashtu siç theksuan dje nga BDI, në tavolinë kanë shtruar pesë opsione për të cilat duhet të zgjidhet njëri si zgjidhje e krizës paszgjedhore për shkak të rezultatit të ngushtë mes dy partive më të mëdha maqedonase.

Ndryshe, sot është dita e fundit që mandatari i VMRO Nikolla Gruevski para parlamentit të prezantojë programin qeveritarë dhe kabinetin e tij me të cilin pritet të qeverisë, në të kundërtën duhet të dorëzojë mandatin nëse nuk e arrinë shumicën parlamentare.