Lajme

Kryeshefi i Inspektoratit s’planifikon të kthehet në Polici

By FerizajPress

February 28, 2017

“U raportua se është rritur numri i ankesave të qytetarëve serbë, pse do të duhej të evidentohej kjo rritje krahasuar me qytetarët shqiptarë ose minoritetet tjera”, i ka drejtuar Selimi pyetjen Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti derisa po raportonte para këtij Komisioni, njofton Klan Kosova.

Selimi e ka pyetur Mehmetin edhe se a planifikon të rikthehet në Policinë e Kosovës pas përfundimit të mandatit të tij në krye të këtij Inspeksioni.

“Nuk planifikoj të rikthehem”, është përgjigjur Mehmeti.